Europa Nostra: Vetëm Shqipëria dhe Turqia prishën objektet të mbrojtura nga ne

Nga Exit News
Europa Nostra: Vetëm Shqipëria dhe Turqia prishën objektet të mbrojtura nga ne

Vetëm Turqia dhe Shqipëria shkatërruan objektet, të cilat ishin nën mbrojtjen e organizatës Europa Nostra.

Në një deklaratë për gazetën Panorama, Europa Nostra pohon:

“Deri më sot dhe përpara shkatërrimit të dhunshëm dhe brutal të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë në Tiranë, asnjë nga 36 objektet e trashëgimisë të përzgjedhura për ‘7 vendndodhjet më të rrezikuara’, që prej 2013-ës nuk është shkatërruar. Hasankeyf, në Turqi, mund të krahasohet me rastin e Teatrit Kombëtar, sepse qyteti u zhyt nën ujë për shkak të ndërtimit të një dige në lumin Tigër”

Hasankeyf, i  quajtur ndryshe si “xhevahiri i njerëzimit”, u përmbyt për shkak të ndërtimit të  një dige. Diga sot funizon një hidrocentral të ndërtuar në atë zonë.

Ky monument ishte nën mbrojtjen e Europa Nostrës.  UNESCO do ta kishte marrë nën mbrojtje, por duhej që Ministria e Kulturës, të bëntë kërkesë. Kjo gjë që nuk u lejua nga Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan.

Të njëjtën qasje kishte dhe qeveria në Shqipëri. Në mars të 2020 Europa Nostra shpalli Teatrin Kombëtar, si një nga sitet kulturore në botë në rrezik. Pavarësisht kësaj, në orët e para të mëngjesit të 17 majit, qeveria prishi Teatrin Kombëtar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>