Shtetet në Europë po rivendosin kufizime pas rritjes së numrave të të infektuarve, në një kohë kur njerëzit po përgatiten për pushimet e tyre verore.
Belgjikë
Qeveria belge ka paralajmëruar vendosjen e një ‘ndalim qarkullimi’ të dytë.
Kryeministrja e Belgjikës, Sophie Wilems njoftoi një numër masash të reja kufizuese dhe e quajti një mbyllje të dytë si ‘mbase të paevitueshme’.
Belgjika ka shënuar 71% rritje të të infektuarve të rinj nga një javë në tjetrën, me një rritje nga 163 raste në 279 raste në ditë.
Spanjë
Katalonia në Spanjë do bëjë të njëjtën gjë nëse shpërthimet e virusit nuk vendosen nën kontroll brenda 10 ditësh.
Presidenti i rajonit të Katalonias e quajti situatën thuajse po aq të rëndë sa ajo përpara vendosjes së karantinës në muajin mars.
Thuajse 8,000 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në dy javët e fundit në Katalonja, thuajse gjysma e numrit total të të infektuarve në Spanjë gjatë së njëjtës periudhë.
Të hënën në Katalonia u regjistruan 855 raste të reja me koronavirus.
Francë
Në Francë, ministri i shëndetësisë ka bërë thirje për kujdes të shtuar pas rritjes së të infektuarve në mosha të reja.
“Gjatë testimeve masive në popullatë po vërejmë një numër më të lartë të moshave të reja me Covid-19 sesa në valën e parë.” – tha Olivier Veran.
Gjermani
Në Gjermani institucionet publike janë gjithashtu të shqetësuara për rritjen e rasteve të reja të të infektuarve përgjatë javëve të fundit.
Ekspertët gjerman ndahen në tre teori. Disa mendojnë se ndodhen shumë pranë shpërthimit të një vale të dytë infektimesh. Të tjerë mendojnë se ajo ka filluar tashmë, ndërsa një pjesë mendon se do të ketë një “valë të vazhdueshme” deri në krijimin e një vaksine.
Të premten në gjermani u regjistruan 800 raste të reja me Covid-19, një numër i lartë ky pas disa javësh me 300-400 raste në ditë.