Europarlamentarët dënuan shembjen e Teatrit Kombëtar më 17 maj dhe kërkuan hetim për dhunën dhe arrestimin e protestuesve, gjatë seancës plenare të Komitetit të Jashtëm të PE-së, më 22 qershor. Më poshtë po përcjellim deklaratat e europarlamentarëve:
David McAllister, kryetar i Komitetit të Jashtëm të BE-së:
“Jemi të shqetësuar për efektin dhe mënyrën e prishjes së Teatrit Kombëtar, me 17 maj, e kritikuar gjërësisht si shkatërrim i një objekti me rëndësi të trashëgimisë europiane duke i dhënë një tjetër goditje mundësisë për dialog dhe kompromis”.
Angelina Eichorst, drejtore e Ballkanit Perëndimor:
“Ne dënojmë prishjen e Teatrit Kombëtar. Ne i kemi bërë thirrje të hetojnë dhunën e ushtruar ndaj protestuesve”.
Geneoveva Calavera, drejtore e Politikave të Fqinjësisë:
“Ne sëbashku me europarlamentarët shprehim keqardhjen për prishjen e Teatrit Kombëtar, pavarësisht se bëmë thirrje për dialog. Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për shtetin e së drejtës dhe mbrojten e trashëgimisë kulturore që është e drejtë themelore”.
Željana Zovko, europarlamentare kroate:
“Për shembjen e Teatrit Kombëtar kemi marrë shumë letra nga qytetarë të shqetësuar. Unë mendoj se duhet të monitorojmë procedurën e rindërtimit dhe të kemi një raport nga komiteti i trashëgimisë kulturore”.
Më shumë për kritikat e eurodeputetëve për prishjen e Teatrit mund të lexoni ketu, këtu, këtu dhe këtu.