Spitali i Durrësit dhe i Shkodrës hapën të hënën pavjonin e dedikuar të Covid-19, pas ezaurimit të kapaciteteve të spitaleve Covid në Tiranë.
“Fillojmë sot me hapjen e Spitalit Rajonal të Durrësit, me pavion të dedikuar dhe gjithashtu në Spitalin Rajonal të Shkodrës e më pas do të vijojmë me Spitalin Rajonal të Korçës, Vlorës, Elbasanit, në skenarin e parë”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë inagurimit të hapjes së pavjonit Covid në spitalin e Durrësit.
“90% e kapaciteteve më 4 spitalet COVID në Tiranë tashmë janë ezauruar”, theksoi ministrja.
Manastriliu u shpreh se hapja e spitaleve rajonale do të rrisë kapacitetin me 1600 shtretër të dedikuar COVID. Spitali i Durrësit aktulisht trajton rastet post-Covid dhe ato të dyshuara si Covid-19.