Facebook akuzon MEK për drejtimin e një “ferme autobotesh” nga Shqipëria

Nga Alice Taylor
Facebook akuzon MEK për drejtimin e një “ferme autobotesh” nga Shqipëria

Facebook ka fshirë një numër fushatash e rrjetesh “mashtrimi”, përfshirë edhe një nga Shqipëria.

Në një deklaratë të botuar në faqen e tyre të internetit, Facebook tha se kishin hetuar dhe ndërprerë një “operacion të gjatë nga Shqipëria, që shënjestronte kryesisht Iranin”.

Ata vunë re se ndërsa rrjeti kishte sukses të kufizuar në fitimin e një audience kuptimplotë, ai drejtohej nga “çfarë duket të jetë një fermë autobotesh, fort e organizuar, e lidhur me një grup opozitar militant të internuar nga Irani, Mojahedin-e Khalq (MEK)”.

Vetëm gjatë muajit mars, u hoqën 128 llogari, 41 faqe, 21 grupe dhe 146 llogari në Instagram me bazë në vend.

Ato kishin rreth 121,000 ndjekës gjithsej.

Facebook tha që këto llogari synonin “audiencë globale, përfshirë Iranin“.

Rrjeti shkeli politikën tonë kundër ndërhyrjeve të huaja, e cila është sjellje e koordinuar jo-autentike në emër të një entiteti të huaj,” shkruajnë ata në raportin e tyre të thelluar.

Si pjesë e hetimit të tyre në rrjet, Facebook tha se gjeti “tre grupe të veçanta aktiviteti” që përfshinin lidhjen e qëndrueshme dhe afatgjatë midis llogarive të rreme dhe autentike të individëve dhe faqeve të MEK.

Të gjitha këto funksiononin nga brenda Shqipërisë.

Ata thanë se rrjeti ishte më aktiv në 2017, por pësoi një rritje në gjysmën e dytë të vitit 2020.

Pavarësisht postimit me “vëllime të larta”, ata nuk arrinin të fitonin ndjekës.

“Kjo fushatë u duk se funksiononte sipas një modeli ndryshimi në kohën e Evropës Qendrore me një rënie të aktivitetit në pasditen e hershme në përputhje me një pushim dreke dhe një pauzë gati të plotë brenda natës.

Individët e përfshirë kanë postuar përmbajtje të lidhura me MEK në postimet e tyre.

Ato përfshinin lidhje me faqet e mediave ndërkombëtare dhe me faqet e lidhura me MEK.

Facebook zbuloi se ato flisnin ekskluzivisht për Iranin dhe “vlerësonin në mënyrë rutinore aktivitetin e MEK dhe udhëheqësve të tij dhe kritikonin qeverinë iraniane“.

Për sa i përket infrastrukturës teknike, Facebook tha se shumica e llogarive drejtoheshin nga Shqipëria e ndanin të njëjtin rrjet.

Kjo do të thoshte se i njëjti individ mund të drejtonte shumë llogari. Facebook tha se këto ishin “disa nga shenjat dalluese të një të ashtuquajture ferme autobotesh“.

Raporti thotë se shumë prej llogarive përdornin fotografi të disidentëve të famshëm iranianë të vdekur, modele, e madje edhe fëmijë.

Disa kishin përdorur edhe fotografi që dukej se ishin gjeneruar me kompiuter.

U vërejt se operacioni bënte përpjekje të konsiderueshme të drejtonte trafik në faqet e drejtuara nga ose të lidhura me MEK.

Këshilli Kombëtar për Rezistencën në Iran, një organizatë që përfshin MEK, lëshoi ​​një deklaratë për median, duke mohuar që çdo llogari e lidhur me MEK është hequr.

Ata gjithashtu mohuan ekzistencën e një ferme autobotesh në Shqipëri, të lidhur me ta.

Në 2019, Exit ishte në gjendje të vizitonte kompleksin e MEK në Manez afër Durrësit. Përshkrimin e vizitës mund ta lexoni këtu.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>