
Facebooku lajmëroi të mërkurën se do të ndalojë publikimin e lajmeve nga përdoruesit dhe agjensitë e lajmeve në Australi. Kryeministri Australian Scott Morrison i quajti veprimet e Facebook si “arrogante po aq sa edhe zhgënjyese”.
“Facebook po bënë gabim. Këto veprime janë të panevojshme, dhe do të dëmtojë imazhin e kompanisë në Australi”, u shpreh ministri australian i Financave, në një njoftim për median, të enjten.
Vendimi i Facebook-ut është përgjigje ndaj ligjit të ri të Australisë, sipas të cilit, platformat Google dhe Facebook duhet t’i paguajë agjensitë e lajmeve për postimin e përmbajtjes së tyre në platformë.