Familja Cuka takon Bashën: Kërkojnë ndëshkimin e punonjësve që e deklaruan pallatin të sigurt

Nga Exit News
Familja Cuka takon Bashën: Kërkojnë ndëshkimin e punonjësve që e deklaruan pallatin të sigurt

Bujar Cuka dhe Megi Cuka, babë e bijë, humbën gjysmën e familjes së tyre—Fatmira Cuka dhe Sardi Cuka, nënë e bir vdiqën nën rrënojat e njërit prej pallateve në Thumanë.

Bujari dhe Megi fajësojnë institucionet shtetërore. Në një takim me Kryetarin e PD-së Lulzim Basha në përvjetorin e tërmetit të 26 nëntorit, ata i këkruan qeverisë të dënojë përgjegjësit që e shpallën pallatin e tyre të banueshëm pas tërmetit të 21 shtatorit 2019.

Megi kërkon ndëshkimin e funksionarëve që e shpallën pallatin e banueshëm:

“I drejtohem kryeministrit që siç po ndërton banesat në Thumanë të dënoj edhe përgjegjësit që e shpallën pallatin të banueshëm. Kështu që vetëm kërkoj drejtësinë, asgjë më tepër për mamin dhe vëllain tim ashtu, si edhe për të gjithë 24 të humburit, personat e tjerë të cilët humbën jetën.”

Këtë kërkesë Cuka ia ka bërë edhe më parë qeverisë gjatë vizitën së zyrtarëve qeveritarë që i kontaktuan ata pas tërmetit për t’u afruar ndihmë.

Ndërsa, Basha u zotua para familjes Cuka se:

“Do bëjë gjithçka që t’i japim fund kësaj katastrofe në vazhdim, […] njerëzit e dëmtuar nga tërmeti të marrin ndihmën e merituar dhe jo vetëm fjalë e premtime boshe.

Do bëj gjithçka që mos t’ju zhgënjej dhe t’i japim fund një politike të fjalëve, të premtimeve të pambajtura dhe të keqpërdorimit të fatkeqësisë.

[..] Vendi të ketë një qeveri të përgjegjshme, e cila ndjen dhimbjen me ju dhe bën gjithçka për ta lehtësuar këtë dhimbje përmes veprave dhe jo fjalëve boshe.’’

Bujari dhe vajza e tij Megi, të vetmit e mbijetuar të tragjedisë jetojnë në një shtëpi në zonën e Don Boskos.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>