Përfaqësuesit e Urdhërit të Farmacistëve propozuan të mërkurën që qeveria të rimbursojë paketën e ilaçeve për pacientët me Covid-19, pasi kostot e saj janë shumë të larta.
Gjatë një takimi me kreun e PD-së Basha, ata tha se teksa kostoja është e lartë për qytetarët, shteti mund ta përballojë atë.
Dëfrim Goma u shpreh:
“Barra financiare e rimbursimit të paketës anti-Covid nuk është e madhe për shtetin. Kostoja e rimbursimit të paketës është e përballueshme nga shteti.”
Farmacistët po ashtu thanë se nuk ka një protokoll të saktë për ilaçet që mund të marrin qytetarët e infektuar dhe se në përgjithësi, ka mungesa barnash anti viralë në depot farmaceutike në vend, duke lënë hapësira për shitjen e ilaçeve të paligjshme dhe të pasigurta.
Sipas tyre, shteti duhet të sigurojë sa më parë sasi të mëdha të vaksinës anti-gripit sezonal dhe të nisë sa më parë vaksinimi i qytetarëve.
Basha, nga ana e tij, i kërkoi qeverisë që të rimbursojë plotësisht vaksinimin e të gjithë popollsisë me vaksinën anti-gripit sezonal.