Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive Anthony Fauci tha të dielën se në fillim të dhjetorit do të marrim vesh nëse kemi një vaksinë të sigurt dhe efektive., sipas Reuters. Ai tha se vaksinimi masiv do të ndodhi në fund të 2021.
“Ne do të dimë nëse një vaksinë është e sigurt dhe efektive deri në fund të nëntorit, në fillim të dhjetorit,” i tha Fauci BBC.
“Kur flasim për vaksinimin e një pjese të konsiderueshme të popullsisë, në mënyrë që të ketë një ndikim të rëndësishëm në ndalimin e përhapjes, kjo ka shumë të ngjarë të ndodhë në tremujorin e dytë ose të tretë të 2021”, shtoi Fauci.