Anthony Fauci, shefi i Institutit amerikan për sëmundjet infektive, fajësoi përçarjen politike mbi përdorimin e maskave për rritjen e numrit të vdekjeve nga Covid-19 në SHBA.
Fauci i bëri këto komentet në të njëjtën ditë që numri i të vdekurve në vend arriti në gjysmë milioni njerëz që pas fillimit të pandemisë. Në një intervistë me Reuters, Fauci tha se përçarja politike gjatë një viti zgjedhor presidencial, e ktheu vemdosjen e maskës, masë e shëndetit public, në një qendrim politik.
“Edhe në rrethanat më të mira, ky do të kishte qenë një problem shumë serioz,” tha Fauci.
“Megjithatë, kjo nuk shpjegon se si një vend i pasur dhe i sofistikuar mund të ketë përqindjen më të madhe të vdekjeve dhe të jetë vendi më i goditur në botë,” shtoi ai.
Fauci e quajti gjithashtu “të pakuptueshme” mosrespektimin e rekomandimeve për mënyrës e hapjes së vendit gjatë 2020-ës, nga disa guvernatorë dhe kryetarë bashkish.
SHBA-të kanë 4 përqind të popullsisë së botës, dhe pothuajse 20 përqind të të gjitha vdekjeve të lidhura me Covid-19 në botë, sipas Reuters.
Fauci i tha Reuters se ishte e vështirë të parashikohej se kur do të mbaronte pandemia për shkak të shfaqjes së mutacioneve të reja të koronavirusit nga Afrika e Jugut dhe Brazili. Disa studime kanë treguar se këto mutacioneve janë më rezistente ndaj vaksinave ekzistuese të koronavirusit.
Fauci u shpreh se jeta mund të kthehet në normalitet në SHBA, para Krishtlindjeve, por kufizimet mund të zgjasin deri në vitin 2022.