Agjencitë federale shëndetësore, FDA dhe CDC kërkuan të martën ndalimin e menjëhershme të administrimit të vaksinës Johnson & Johnson, raporton NY Times.
Masa vjen pas regjistrimit të gjashtë rasteve të çrregullimeve të rralla të mpiksjes së gjakut, dy javë pas vaksinimit.
Personat e prekur ishin gra të moshave 18 deri në 48, ku njëra humi jetën dhe një tjetër gjendet në gjendje kritike në spital.
Vaksina Johnson & Johnson është adminsitruar në 6 milion njerëz brenda SHBA-ve dhe 9 milion të tjera janë eksporuar jashtë vendit.
“Ne rekomandojmë një pushim në përdorimin e kësaj vaksine, nisur nga nevoja për të patur shumë kujdes“, thanë krerët e FDA dhe CDC bashkarisht.
Ata shtuan se tani për tani “këto ngjarje të pafavorshme duket të jenë jashtëzakonisht të rralla.”
Rekomandimi iu drejtua pzyrtarëve të shëndetit në shtete, por pritet që qeveria federale të ndalojë administrimin e vaksinës në të gjitha qendrat federale e vaksinimit.
Po ashtu, ata presin që zyrtarët shëndetësorë të shteteve të veprojnë njësoj.
Shkencëtarët me F.D.A. dhe C.D.C. së bashku do të shqyrtojnë lidhjet e mundshme midis vaksinës dhe çrregullimit dhe do të përcaktojnë nëse do të autorizohet përdorimi i mëtejshëm i vaksinës apo do të kufizohet në grupmosha të caktuara.