Femijët me sëmundje kronike mund të ndjekin shkollen online ose përmes leksioneve në RTSH, sqaroi Ministrja e Arsimit Besa Shahini, të premten, në faqen e saj në Facebook.
Këta fëmijë do të mbajnë edhe kontakt me mësuesit, tha Shahini.
Në shkollat me disa turne do të jepen vetëm lëndët kryesore matematika, gjuha, lëndët e shkencave. Ndërsa, në shkollat më të vogla, me më pak nxënës, ku rruhet distancimi social, aty do ketë gjithë plani mësimor.
Ministrja tregoi se “secila shkollë do ketë kujdestar kati që sigurohet për mbarëvajtjen e mësimit, protokollit”.
Klasat do të dezinfektohen çdo ditë pas përfundimit të mësimit.