Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka biseduar me fermerë të Zall Bastarit të cilët i treguan për vështirësitë që kanë në aktivitetin e tyre bujqësor.
Ata vuajnë mungesën e kushteve infrastrukturore dhe taksat e larta që i shkaktojnë humbje të mëdha financiare.
“Deri tani më ka shkuar 1 milion lekë shpenëzimi për kultivimin e domates. Tregun nuk e kam të sigurtë. Vitin e kaluar e kam shitur me 20 lekë kilen e domates. Taksa për të ekspozuar prodhimet në treg është shumë e shtrenjtë. Ujë vaditës nuk ka. Ne dalim me humbje. Mundohemi të paktën të nxjerrim bukën tonë.” – i tha një fermer i Zall Bastarit Lulzim Bashës.
Banorët i treguan bashës për nevojën e rikonstruksionit të një ure, e cila është jashtë përdorimit prej shumë vitesh duke e bërë kalimin përmes lumit rrugën e vetme për të nxjerrë prodhimet në treg.
Kreu i demorkatëve i kujtoi se programi i tij ekonomik parashikon 100 milion euro subvencione për fermerët shqiptarë në bazë të prodhimit të tyre.