Festivali i Filmit “DokuFest” fillon online

Nga Alice Taylor
Festivali i Filmit “DokuFest” fillon online

Festivali DokuFest 2020 filloi të premten, online, me transmetimin e 150 filmave të regjizorëve shqiptarë. Filmat mund të ndiqen online këtu.

Festivali i dokumentarit ndërkombëtar dhe filmave me metrazh të shkurtër nisi për herë të parë në 2002 dhe zakonisht zhvillohet në Prizren të Kosovës gjatë muajit gusht. Në 18 vitet e fundit, rëndësia kulturore e festivalit ëshët rritur ndjeshëm duke tërhequr shumë pjesmarrës ndërkombëtar dhe rajonal.

Aktiviteti mbledh më shumë se 18 mijë vizitorë nga 7 deri në 25 gusht, por për shkak të pandemisë, këtë vit ai do të transmetohet online. Këtë vit 90 filma, nga tetë kategori të ndryshme do të konkurojnë për çmime të ndryshme.

Festivali do të prezantojë kategoritë e reja si Pamje nga Bota, Muzika në Film, DokuKids, EFA të shkurtër, E ardhmja është këtu, Film mbi filma, Shadowplay (regjistrimi i videove të lojrave).

Filmat mund të shihen duke paguar një tarifë të vogël, online. Dhe 8 filma mund të shihen online falas.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>