
Policia e Fierit ka sekuestruar 1.5 milionë euro nga asete kriminale në pronësi të bashkëshortes së një të dënuari për trafik droge.
Janë sekuestruar:
-Një bar restorant në Skelë, Vlorë;
– Një apartament në Vlorë;
– Një apartament në Pogradec;
– Një automjet tip “Benz”.
Pasuritë janë në pronësi të Rudina Zenaj, bashkëshorte e Shaban Zenaj, i dënuar në Itali me 14 vjet burg.
Disa javë më parë OFL i dërgoi formularin e vetdeklarimit Zenaj.