Fillon projekti i Ramës për të ndërtuar kulla në Parkun e Liqenit

Fillon projekti i Ramës për të ndërtuar kulla në Parkun e Liqenit

Qeveria me vendimin numër 406 të datës 4 korrik ka miratuar kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të territorit prej 25 mijë metra katrorë ku ndodhet sot Garda e Republikës me qëllim realizmin e projektit “Për hyrjen e Parkut”. Ky vendim i hap rrugën realizimit të projektit të vjetër të Kryeministrit Rama për ndërtimin e kullave në Parkun e liqenit.

Në pranverë të viti 2015, qeveria Rama çeli, pa bërë asnjë njoftim publik, konkursin për hyrjen e Parkut të Liqenit. Në të paraqitën propozimet e tyre nëntë studio shqiptare dhe të huaja. Këto projekte iu nënshtruan vlerësimit nga një juri me nëntë personalitete të arkitekturës, në muajin korrik.

Por bërja publike e qëllimit të qeverisë për të ndërtuar në një nga zonat më të rëndësishme të parkut të Liqenit ngjalli revoltim të qytetarëve. Nga ky presion publik, qeveria e shtyu konkursin për në shtator. Por, në shtator asgjë nuk u bë publike.

Befas, në dhjetor të 2015, Zoti Veliaj zbuloi se qeveria ndërkohë kishte vendosur, larg vemendjes së publikut, për një projekt ndërtimi. Kryebashkiaku Veliaj gjatë një interviste televizive në dhjetor të 2015 deklaroi se ai e ka përzgjedhur projektin për hyrjen e Parkut të Liqenit dhe se projekti përmban vetëm një godinë.

 

Ky ishte projekti i propozuar nga konsorciumi Thomas Reynaud/BuildingBuilding, UHO, Elias Guenoun, David Levain, Simon Boudvin, VPEAS dhe Bollinger + Grohmann. Projekti parashikon një qendër te vetme për shërbime publike të vendosur pranë Parkut të Liqenit dhe disa ndërhyrje të tjera për të mbrojtur integritetin e parkut të liqenit.

Megjithatë, me ndërtimin e këndit të lojërave, projektuar nga Bolles + Wilson, vizioni i projektit fitues – domethënë ruajtja e integritetit të Parkut të Liqenit duke lëvizur të gjitha ndërtimet në skajet e parkut – është komprometuar. Për më tepër, është e paqartë nëse projekti për të cilin qeveria tani ka transferuar tokën tek Bashkia Tiranë do të jetë me të vërtetë fitues i projektit të konkursit nga viti 2015.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>