
Qeveria njoftoi të hënën se ka fillur vaksinimi i detyruar i studentëve dhe stafit akademik në universitete.
Vendimi u komunikua më 30 gusht nga Komiteti Teknik, i cili bwri me dije se vaksinimi nw universitete do të përfundojë brenda muajit shtator.
Më pas, do të kërkohet paraqitje periodike e testit PCR, përveç atyre që nuk mund të bëjnë vaksinën nën këshillën e mjekut.
Vaksinimi i detyruar u vendos gjithashtu për punonjësit e shëndetësisë.