Filmat që mund të shihni gjatë karantinës

Nga Exit News
Filmat që mund të shihni gjatë karantinës

Në këtë periudhë kur po kalojmë pothuajse të gjitha ditët tona brenda, filmat mund të jenë një mundësi e mirë për të kaluar mirë gjatë ditëve të karantinimit.  Më poshtë po sjellim disa nga filmat që mund të shihni gjatë karantinimit.

Intouchables

Filmi tregon marrëdhënien midis Philippes, i cili është i paralizuar pas një aksidenti, dhe Driss, ndihmësit të tij. Edhe pse Philippe është një milioner dhe shumë i ndryshëm nga Driss, ata zhvillojnë një lidhje dhe miqësi të veçantë.

Lady Bird

Filmi ka në qendër marrëdhënien mama-vajzë, marrëdhenie që sjell të qeshura por dhe dramë.

Reservoir Dogs

Filmi flet për  gjashtë kriminelë të cilët duhet të gjejnë tradhtarin midis tyre. Ata përdorin pseudonime që e bën më të vështirë gjetjen e tradhtarit mes tyre.

3 Idiots’

Filmi flet miqësinë dhe jetën e tre miqve në shkollën inxhinierike në Indisë, duke kritikuar sistemin arsimor në Indi.

Little Miss Sunshine

Filmi flet për aventurat e një familje që shkon në Kaliforni në një autobus, kur Oliven, vajza e familjes, merr pjesë në një konkurs bukurie.

The Holiday

Filmi i referohet  dy grave, të cilat kanë probleme me meshkujt. Ato vendosin të shkëmbejnë shtëpitë e tyre për një kohë dhe kështu gjejnë dashurinë e jetës së tyre

Forrest Gump

Filmi trgon se si Forrest frymëzon njerëzit rreth tij me optimizmin e tij fëminor.

It Happened One Night

Ellie Andrews largohet nga babai i saj milioner, i cili përpiqet ta ndalojë atë të martohet me një playboy, dhe takohet me një gazetar të papunë të quajtur Peter Warne gjatë udhëtimit të saj në Nju Jork. Kur prishet autobusi i tyre, dyshja, të cilët grinden gjatë gjithë kohës, fillojnë me një aventurë të çmendur.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>