Fjalimi i parë shqip në parlamentin e Serbisë së pasluftës

Nga Exit News
Fjalimi i parë shqip në parlamentin e Serbisë së pasluftës

Shaip Kamberi, deputetit shqiptar mbajti sot fjalimin e parë shqip në Kuvendin e Serbisë. Fjalimi i tij ishte për vendimin e gjykatës, e cila nuk e shpalli fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

“Për gjykatën e lartë nuk vlenë më as vendimi i Gjykatës së Apelit në fund të vitit 2018, e cila pati sanksionuar përdorimin e termit ““šiptar” si gjuhë urrejtje”, tha deputeti Kamberi.

“Tashmë me vendim të gjykatës së këtij shteti, prej sot unë qenkam “šiptar” dhe jo Albanac”, shtoi Kamberi.

Kamberi në fjalimin e tij për ndryshime në Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Minoriteteve në Kuvendin serb vendosi flamurin kombëtar shqiptar. Kryeparlamentari Ivica Daçiq i kërkoi atëherë Kamberit ta hiqte flamurin, duke i thënë se kjo është shkelje e rregullores.

Kamberi është një ndër 4 deputetë shqiptarë të zgjedhur nga Partitë shqiptare të Luginës së Preshevës, në zgjedhjet e 21 qershorit 2020, në Serbi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>