
Florida bëhet shteti i dytë me numrin më të lartë të infeksioneve në Shtetet e bashkuara të Amerikës, duke kaluar New York-un.
Në Flordia ditën e shtunë u regjistruan 12,199 raste të reja, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 414,511.
New Yorku ka 3,300 raste më pak në totalin e të infektuarve me Covid–19.
Vendi me numrin më të lartë të të infektuarve në SHBA është Kalifornia me 445,400 raste që nga nisja e pandemisë.