Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN)parashikon një rënie ekonomike edhe më të shpejtë sesa parashikimet e mëparshme gjatë pandemisë.
Në ndryshim nga rënia e 3% e parashikuar në prill, FMN tani parashikon një rënie prej 4.9% në ekonominë globale, duke parashikuar një recesion edhe më të thellë. Siç duket nga ndryshimi në parashikimet e tyre, FMN pranon se një pasiguri e lartë shoqëron këto shifra.
Recesioni pritet të godasë si ekonomitë e përparuara (-8%) ashtu edhe ato në zhvillim (-3%), dhe vendet që varen nga turizmit do t’i duhet më shumë kohë për të rimarrë veten.
Shtetet e Bashkuara do të shohin një rënie prej 8%, ndërsa BE dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të përballen me një rënie prej 10.2% në ekonomitë e tyre, rënia më e madhe nga të gjitha vendet e përparuara. Brenda BE-së, Italia dhe Spanja pritet të goditen më rëndë, me një rënie prej 12.8%.
Nga ekonomitë në zhvillim, Meksika pritet të goditet më rëndë, me një rënie prej 10.5% në ekonominë e saj. Ndërkohë, ekonomitë evropiane në zhvillim parashikohet të kenë një rënie mesatare prej 5.8%. Në prill, FMN parashikoi që ekonomia shqiptare do të bie me 5% në vitin 2020.
Kuptohet që borxhi publik do të arrijë nivelet më të larta në në raport me PBB-në.
Ndërsa masat e ndihmës financiare globale kanë ndihmuar në përballimin e efekteve të pandemisë në ekonomi, FMN rekomandon vazhdimin e masave të tilla dhe zgjerimin e tyre, dhe bashkësia ndërkombëtare të sigurojë mbështetje për vendet në zhvillim përmes financimit dhe lehtësimin e borxhit dhe grante.
Në anën tjetër, FMN parashikon që recesioni do të pasohet nga një rritje ekonomike globale, 5.4% në 2021, me ekonomitë në zhvillim duke parë një rimëkëmbje më të shpejtë (5.9%) sesa ekonomitë e përparuara (4.8%).