Drejtuesi i lartë i Fondacionit Soros: Sulmet ndaj nesh, konspiracion ballkanik

Drejtuesi i lartë i Fondacionit Soros: Sulmet ndaj nesh, konspiracion ballkanik

Goran Buldioski drejtor i Përgjithshëm i Fondacionit Soros për Evropën në shkrimin e tij “Teoritë konspirative të Ballkanit shkojnë në Kapitol Hill” të botuar në median amerikane Foreign Policy i bën thirrje Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson të injorojë kërkesën e gjashtë senatorëve amerikanë për hetim të aktivitetit të fondacionit Soros në Maqedoni dhe Shqipëri.

Ai shkruan se nuk ka asgjë për të hetuar në aktivitetin e fondacionit Soros në këto dy vende. Në shkrim, Goran Buldioski numëron një sërë argumentesh kundër letrës së senatorëve. Ai shkruan se:

Letra e senatorëve përveç se “është e mbushur me pasaktësi për punën e fondacionit, shërben si eko për diskutimet e Kremlinit dhe mbështet axhendën e elementëve të korruptuar dhe antidemokratik në rajon

Letra akuzon USAID për destabilizim të Shqipërisë, ish shtet komunist i kthyer në partner të NATO-s, duke bërë presion për reformën në drejtësi.

Senatorët nuk paraqesin asnjë provë për deklaratat e tyre përveç pretendimeve se USAD po financon punën e Fondacionit Soros në Shqipëri; pretendim i cili është i pasaktë.

Fondacini Soros në Shqipëri nuk ka pranuar ose administruar asnjëherë fonde të USAID-it. Ai nuk ka krijuar dokumentin strategjik të Reformës në Drejtësi sikurse shkruhet në letër. Reforma në drejtësi është shkruar nga Komisioni parlamentar shqiptar.

Fondacioni ka mbështetur procesin duke financuar komisionin dhe mbështetur grupin e punës, por nuk ka dhënë asnjë mendim për përmbajtjen e dokumentit.

Fondacioni Soros në Shqipëri ka shpenzuar më shumë se 57 milionë dollarë në ndërtimin e 275 shkollave dhe kopshteve në të gjithë vendin. 70 përqind e popullsisë ka përfituar nga këto shkolla dhe fëmijët shkollohen ende në to. Programi i internetit i financuar nga Fondacioni Soros ka ndërtuar antenën e parë të internetit në vend në vitin 1997, duke e hapur Shqipërinë me botën. Si dhe ka ndihmuar në vendosjen e shërbimit falas online në librari, universitete dhe OJQ.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>