Franca anullon takimin me Britaninë pas paktit me SHBA-të për nëndetëset

Nga Exit News
Franca anullon takimin me Britaninë pas paktit me SHBA-të për nëndetëset

Franca ka anuluar një takim mes ministres së Forcave të Armatosura, Florence Parly dhe homologut britanik, që ishte planifikuar të mbahej këtë javë.

Lajmi u konfirmua nga burime për të përditshmen britanike, The Guardian.

Vendimi lidhet me tërheqjen e Australisë nga nga marrëveshja për furnizimin me nëndetëse nga Franca, në favor të një marrëveshjeje me Uashingtonin dhe Londrën.

Kjo bëri që Franca të tërhiqte ambasadorët nga SHBA-ja dhe Australia, duke nxitur një krizë diplomatike shumëkombëshe.

Prishja e kontratës ka shkaktuar zemërim në Paris, i cili pretendon se nuk është konsultuar nga aleatët e tij.

Australia mbrojti anulimin e marrëveshjejes me Francën të dielën, duke thënë se qeveria i ka paraqitur palës franceze shqetësimet e saj muaj më parë.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>