Franca ka hequr detyrimin për kryerjen e testit të Covid-19 për turistët ndërkombëtarë të vaksinuar, sipas The Guardian.
Associated Press raportoi se rregulli i ri fillon nga dita e mërkurë. Ndërsa, ka shpallur një “listë të kuqe” për 16 vende, përfshirë Indinë, Afrikën e Jugut dhe Brazilin.
Jashtë Evropës, shumica e pjesës tjetër të botës klasifikohet si “portokalli” në rregulloren e re të udhëtimit të lëshuar sot.
Vizitorët e vaksinuar nga vendet “portokalli” – duke përfshirë SHBA dhe Britania – nuk do të karantinohen gjatë mbërritjes dhe nuk do të duhet më të justifikojnë arsyet e udhëtimit të tyre në Francë. Sidoqoftë, atyre do t’u kërkohet ende një test negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë ose një test negativ antigjenik jo më shumë se 48 orë.
Fëmijët e pavaksinuar do të lejohen të hyjnë me të rriturit e vaksinuar.
Vizitorët evropianë dhe ata nga shtatë vende të klasifikuara si “të gjelbërta” – Australia, Koreja e Jugut, Izraeli, Japonia, Libani, Zelanda e Re dhe Singapori – nuk do të kenë më nevojë t’i nënshtrohen testimit nëse vaksinohen.