Franca i kundërpërgjigjet Britanisë me kufizime për udhëtarët

Nga Exit News
Franca i kundërpërgjigjet Britanisë me kufizime për udhëtarët

Franca ka paralajmëruar masa kundër udhëtarëve nga Britania e Madhe, si kundërpërgjigje ndaj masave të vëna nga Britania për këdo që udhëton në Francë, vatër e rrezikshme për infektimin me koronavirus.

“Do të kemi një masë reciprociteti në mënyrë që miqtë tanë britanikë të mos e mbyllin kufirin vetëm në një drejtim”, deklaroi ministri francez i Evropës Clément Beaune.

Franca do të njoftojë kufizimet e koronavirusit për udhëtarët britanikë në ditët në vijim.

Masat “do të jenë në axhendën e këshillit të mbrojtjes së nesërme,” tha Beaune në një intervistë televizive me France 2 të hënën.

Që prej 15 gushtin, Britania ka vendosur karantinë të detyruar 14-ditore për të gjithë udhëtarët që kthehen nga Franca dhe disa vende të tjera evropiane për shkak të niveleve të larta të infeksionit koronavirus.

Vendimi britanik për të karantinuar personat që udhëtonin nga Franca u dënua në atë kohë nga ministry Beaune, i cili paralajmëroi kundërpërgjigje.

Qeveria britanike njoftoi se të gjithë udhëtarët që kthehen nga Franca duhet të “vetë-vërtetojnë se nuk po vuajnë nga simptomat e koronavirusit ose se kanë qenë në kontakt me një rast të konfirmuar brenda 14 ditësh”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>