
Franca do të ndalojë udhëtimet me vendet jo anëtare të BE-së. Kjo masë u njoftua nga kryeministri francez Jean Castex të premten.
Vendimi erdhi pas rritjes së numrave të të infektuarve me variantet e reja të Covid-19. Franca raporton 20 mijë raste në ditë.
Masa do të hyjë në fuqi të dielën në darkë. Çdo udhëtim nga ose drejt vendeve jashtë BE do jetë i ndaluar. Ndërkohë qytetarët e BE-së do të lejohen të hynë vetëm me pajisjen me test PCR.
Qendrat tregtare, dyqanet e restorantet do të jenë të mbyllura që prej të dielës.