Qeveria franceze tha të enjten se nuk e përjashton mundësinë për vendosjen e kufizimeve të tjera për frenimin e përhapjes së Coivd-19.
Kështu deklaroi kryeministri francez Jean Castex.
Franca po përballet me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus dhe deri më tani ka kaluar dy izolime.
Kryeministri i Francës tha se bizneset aktualisht të mbyllura, do të vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe se 10 zona të tjera në Francë mund të jenë lokacione të reja ku mund të vihet kufizim gjatë natës.
Më tej kryeministri tha spitalet janë mbushur, ndërsa ka shtuar se edhe ndalimi i fluturimeve me Britaninë do të vazhdojë.
Në Francë, megjithëse procesi i vaksinimit ka nisur, ai po ecën me ritme shumë të avashta.