
Të shtunën, Franca raportoi 27 mijë raste të reja të infektuar me koronavirus, brenda 24 orëve të fundit. Të dhënat u publikuan nga ministria e shëndetësisë.
Ky është numri më i lartë që prej fillimit të pandemisë. Numri total i infektimve në Francë ka shkuar në 718,873 raste ndërsa, numri i vdekjeve në 32,684.
Franca ka mbyllur baret dhe lokalet në 10 qytete në vend, përfshirë edhe në Paris.