
Ministria franceze e shëndetësisë raportoi një numër rekord prej 32,427 rastesh të reja të konfirmuara të Covid-19, të shtunën.
Numri i përgjithshëm i infeksioneve që nga fillimi i vitit është 867 197 raste. Ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve është 33 392.
Nga ora 21:00 deri në orën 6:00, asnjë në qytetar nuk do të mund të lëvizi nga shtëpia në Francë. Kjo masë ka hyrë në fuqi sot (më 17 tetor).
Vendimi u mor nga qeveria franceze pas rritjes së të infektuarve me koronavirus. Masa në Francë do zbatohet në fuqi për të paktën katër javë.