Autoritetet shëndetësore franceze raportuan, të shtunën, 10,561 raste të reja të infektuarish me Covid19. Ky është një rekord i ri ditor, duke ia kaluar edhe rekordit të vendosur të enjten me 10,000 raste.
Pavarësisht se Franca po përjeton valën e dytë të infeksionit, qeveria franceze ka vendosur të mos e izolojë më vendin. Kryeministri francez njoftoi se çdo vendim do të merret sipas numrit të rasteve ne qytete të vecanta.