
Franca raportoi 13 498 mijë të infektuar të rinj me Covid-19, të dielën, duke vendosur një rekord të ri.
Numri i dytë më i lartë i raportuar nga Franca ishte më 18 shtator, 10 593 të infektuar të rinj.
Qeveria franceze vendosi javën e kaluar të kryejë falas testin Covid-19, çfarë ka shkaktuar radhë të gjata në qendrat e testimit kudo në vend.
Prej fillimit të pandemisë, Franca ka raportuar mbi 422 000 të infektuar.
Franca shënoi 25 viktima nga Covid-19 duke e cuar numrin total të viktimave në 31,274 viktima.