Franca, rritet numri i të infektuarve dhe i të shëruarve

Nga Exit News
Franca, rritet numri i të infektuarve dhe i të shëruarve

Franca raportoi 5, 453 raste të reja me koronavirus, të shtunën, dhe ministria e shëndetësisë e përshkroi situatën si “shqetësuese” pas rritjes “eksponenciale” të së premtes me 7, 379 raste.

Pavarësisht nga numri vazhdimisht i lartë i rasteve të reja, megjithatë, një mjek në Paris tha për Reuters se situata aktuale ishte e ndryshme nga ajo në shkurt dhe mars, kur virusi u përhap në mënyrë të pakontrolluar.

“Ne kemi mësuar nga gabimet tona,” tha Karine Lacombe, shefe e njësisë së sëmundjeve infektive në spitalin Saint-Antoine në Paris, në një intervistë në TV BFM.

“Ne kemi bërë shumë progres në drejtim të trajtimit. Për shembull, ne e dimë që deksametazoni … funksionon dhe ka një efekt pozitiv në uljen e vdekshmërisë ”, shtoi ajo.

Franca ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në Paris dhe qytete të tjera, pasi qeveria kërkon të shmangë një izolim tjetër që mund ta fusë ekonominë në një recesion më të thellë.

Ministri i Financave Bruno Le Maire përsëriti të shtunën se qeveria do të bënte çmos për të “shpëtuar të gjithë” dhe për të parandaluar falimentimet e bizneseve, raportoi Reuters.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>