Qeveria franceze ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të shëndetit publik, duke u dhënë zyrtarëve kompetenca më të mëdha për të vendosur masa të reja për të përmbajtur përhapjen e Covid-19.
Në një deklaratë, qeveria njoftoi se epidemia ishte një katastrofë e shëndetit publik, e cila rrezikonte shëndetin e popullatës dhe justifikonte miratimin e masave të rrepta.
Qeveria nuk ka njoftuar ende për masat që do të merren, por miratimi i gjendjes së jashtëzakonshme u jep autoriteteve autoritetin ligjor për të vendosur masa të rrepta.
Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të detajojë masat që po planifikohen në një intervistë në televizionin kombëtar rreth orës 20:00, sot, 14 tetor.
Media franceze raportoi se një shtetrrethim midis orës 21:00 dhe 6 të mëngjesit ishte një nga masat që Macron do të njoftoi.