
Franca vendosi të enjten ndalim qarkullimin që prej orës 18:00. Lajmin e bëri të ditur kryeministri francez, Jean Castex.
Ky kufizim do të zgjasë për 15 ditë.
Kryeministri Castex deklaroi se kjo masë u vendos për të parandaluar rritjen e rasteve me koronavirus.
Gjithashtu të gjithe udhëtarët që do të hyjnë në Francë duhet të kenë një test negativ Covid-19 dhe do të qendrojnë në izolim në 7 ditë.
Franca ka raportuar 16 mijë raste në ditë javën e kaluar.