Pjesa më e madhe e francezve janë kundra integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ky është rezultati i sondazhit të kryer nga Instituti i Politikës Evropiane i Shoqërisë së Hapur, i publikuar nga Western European Balkans.
Miratimi i integrimit të vendeve të reja është i lidhur me gjendjen e BE-së sot, ndjenjën e kontrollit politik dhe ngjarjet e ndodhura me vendet e tjera të pranuara në BE më parë.
Sipas studimit 3 në katër persona në Francë besojnë se zgjerimi nuk do të prekë jetët e tyre ose jetët e qytetarëve të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë apo të Maqedonisë së Veriut. Problemi kryesor që shfaqin të anketuarit është humbja e vendeve të punës si pasojë e ardhjes së emigrantëve.
Ndërsa, deklaratat se Franca do të pengojë zgjerimin e BE-së për shkak të ndikimit të procesit në politikën e brendshme nuk mbështetet nga gjetjet e studimit.
Drejtuesi i studimit theksoi se sidoqoftë vendimi i Francës për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk do të ndikojë në zgjedhjet e presidentit në vitin 2022.
Ai shtoi se vetëm 8 përqind e të anketuarve mendojnë se zgjerimi i BE-së do të prekë jetën e tyre, ç’ka do të thotë se bllokimi i zgjerimit për të marrë më shumë vota brenda Francës është i gabuar.
Në mars 2021, BE-ja do të shqyrtojë hapjen ose jo të bisediemve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Vendimi për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë nuk u morr në dhjetor 2020 për shkak të mosplotësimit të kushteve, si formimi i Gjykatës Kushtetuese, të Lartë dhe Kodit Zgjedhor.
Ndërsa, për Maqedoninë e Veriut, Bullagria bllokoi hapjen e bisedimeve derisa qeveria maqedonase të pranojë se gjuha e tyre ka baza bullgare.