Bashkia e Tiranës i ka kërkuar partisë ‘Fryma e Re Demokratike’, të lirojë ambjentet në godinën e ish-selisë së PD-së, Brenda 10 ditëve.
Në shkresën e Bashkisë të publikuar në media, FRD ka afat deri më 23 mars për të boshatisur zyrat.
Ky është njoftimi i dytë i Bashkisë për lirim ambjetesh, pas përplasje së ndodhur të premten mes policisë bashkiake dhe përfaqësues të kësaj partie.
Ky vendim i Bashkisë u dënua nga Presidenti Meta dhe nga kryetari i PD-së Basha. Ata e quajtën një vendim politik me qëllim trembjen e partisë në koalicion me opozitën për zgjedhjet e 25 prillit.
Incidenti u ndodhur dje u përdor për sulme politike të ndërsjellta nga PS dhe Presidenti.