
32 pjesëtar të Forcave të Sigurisë së Kosovës, FSK po punojnë për të shuar zjarret në veri të Shqipërisë.
Në një intervistë për Ekonomia Online, shefi i Departamentit të Operacionit të FSK-së, Toger Ejup Maqedonci u shpreh se përveç ekipit të FSK-së, në Shqipëri ndodhet edhe një ekip mjekësorë.
Ai u shpreh se një ekip me punonjës civil po mban kontaktet me autoritet shtetërore në Shqipëri.
Maqedonci njoftoi se zjarret janë përqëndruar në perëndim të Kukësit dhe situata është e qetë.
FSK e ndihmoi Shqipërinë pas autorizimit të Presidentes Osmani të dielën.