Fyerjet dhe kërcënimet Kryeminstrit Rama ndaj gazetarëve në Opinion

Fyerjet dhe kërcënimet Kryeminstrit Rama ndaj gazetarëve në Opinion

Kryeministri Edi Rama diskutoi dje në mbrëmje me gazetarët Klodiana Lala, Artan Hoxha, Robert Rakipllari dhe Ervis Iljazaj, në emisionin Opinion të Blendi Fevziut.

Gjatë debatit, ai iu drejtua gazetarëve shpeshherë me përçmim dhe me fjalë të ashpra, kërcënuese e ofenduese.

Exit News po përsërit më poshtë disa prej sulmeve kryesore të Kryeministrit  ndaj gazetarëve.

— Mos i hy fare se qenke komplet tap-topi në këtë fushë.

— U qava nga Mark Marku, po ku e ke Mark Markun o Fevzi? Kjo qenka…. ç’qenka kjo mo? Ke 10 minuta që flet përçart. Rrr…rr…kur ndalon?!

— Unë do të jap përgjigje kur t’i të mbyllësh gojën dhe të flas unë. Se ti paske problem me frenat.

— Ju doni të lidhni gjëra që nuk kanë lidhje.

— Ti po më intimidon mua me nivelin rrazotera të komunikimit.

— Keni marrë ndonjë gjë sot apo jeni esëll?!

— Po si stë vjen turp moj zonjë?! Kam ardhur këtu të jap përgjigje jo të dëgjoj broçkullat e tua!

— Ju vini ktu dhe torolisni opinionin publik me budallallëqe

—Do më lini të flas dhe të shpjegoj apo të vazhdoj të bëj me ju atë që di unë të bëj me ju?!

Ndërkohë për një listë të plotë me të gjitha fyerjet me të cilat Kryeministri Rama i është drejtuar gazetarëve që prej nëntorit 2017 lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>