Gara për Prokuror të Përgjithshëm-KLP dështon të miratojë metodologjinë për vlerësimin e kandidatëve

Gara për Prokuror të Përgjithshëm-KLP dështon të miratojë metodologjinë për vlerësimin e kandidatëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk arriti të miratonte mënyrën e vlerësimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Sipas kryetarit Gent Ibrahimi, KLP nuk mund të miratojë mënyrën e vlerësimit pa një vendim nga Gjykata Adminstrative e Apelit për ankimin e avokatit Lulzim Alushaj.

Zoti Alushaj kundërshtoi vendimin e KLP për skualifikimin e tij nga gara për Prokuror të Përgjithshëm.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë skualifikoi atë nga gara për Prokuror të Përgjithshëm, pasi nuk plotëson kushtet e kërkuara nga Kushtetuta dhe ligji.

Pas vlerësimit të dosjeve të kandidatëve, KLP vlerësoi se Zoti Alushaj nuk plotëson kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur të parashikuar në nenin 148/a të Kushtetutës dhe në ligjin 97/2016 Për organizimin e funksionimin e Prokurorisë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>