Gazetarët vazhdojnë protestën: Media kontrollon qeverinë, jo qeveria median

Nga Redaksia
Gazetarët vazhdojnë protestën: Media kontrollon qeverinë, jo qeveria median protesta gazetaret1

Vazhdon prej dy orës protesta e gazetarëve e aktivistëve jashtë parlamentit, kundër projektligjeve të qeverisë Rama për median.

Me parimin ‘media kontrollon qeverinë, jo qeveria median’, gazetarët i bëjnë thirrje deputetëve të mos i miratojnë dy projektligjet, pasi ato janë në shkelje të të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias.

Gazetari Gjergj Erebara tha se qeveria nuk duhet të miratojë ligje për kontrollin e medias online:

“Qeveria të dëgjojë këshillën e Këshillit të Europës dhe të Komisionit Europian. Nuk mund të ketë rregullim për median online nga shtet.

Në botën demokratike nuk mund të ketë polic dhe as regjistër për median.

Qeveria kërkon të krijojë një regjim që është jo në përputhje me standardet e lirisë së shprehjes. Deputetët kanë në dorë nëse do të deklarojnë se janë forcë antieuropiane apo pro europiane.”

Ndërsa Drejtuesi i Unionit të Gazetarëve në Shqipëri, Aleksandër Çipa tha se nëse kuvendi miraton dy projektligjet, ata do t’i drejtohen presidenti për të mos e dekretuar ligjin:

“Ne do konsumojmë të gjitha mundësitë tona, do i drejtohemi Presidenti për të mos e dekretuar draftin dhe jemi në solidaritet me organizmat kombëtare.”

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme