Gazetari i Ora News sulmohet nga mbështetës të Erion Veliaj në Kavajë

Nga Exit News
Gazetari i Ora News sulmohet nga mbështetës të Erion Veliaj në Kavajë

Gazetari i Ora News, Ronaldo Sharka, është dhunuar së bashku me kameramanin dhe shoferin e televizionit në një takim elektoral në Kavajë të kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Televizioni ka trasmetuar disa pamje ku gazetari përpiqet t’i drejtoj pyetje z. Veliaj, ndërkohë që rrethohet mes protestave nga një grup i madh militantësh.

Në një moment, është e qartë që grupi kërkon ta ndalojë gazetarin të bëjë punën e tij.

Ata e shtyjnë dhunshëm në drejtim të kundërt me kryebashkiakun.

Unë dhe kolegët e gjejmë veten mes një turme, kryesisht meshkuj, që na shajnë, na kërcënojnë dhe na dhunojnë,” u shpreh Sharka.

Ai tha se ka qënë i pajisur me bexhë, mikrofon e logo, duke qënë lehtësisht i identifikueshëm.

Gazetari akuzoi Veliajn se ka qëndruar indiferent ndaj sulmit dhe u bëri thirrje autoriteteve për të identifikuar sulmuesit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>