Genc Pollo: PE rikonfirmoi mos përmbushjen e kushteve nga ana e Shqipërisë

Nga Exit News
Genc Pollo: PE rikonfirmoi mos përmbushjen e kushteve nga ana e Shqipërisë

Ish ministri Genc Pollo deklaroi të enjten se  Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian “ka rikonfirmuar qëndrimin e BE për mos përmbushjen e kushteve nga ana e Shqipërisë për negociatat”.

“Raporti e rikonfirmon se Qeveria Rama ende nuk i ka përmbushur kushtet për çeljen e negocatave si p.sh dënimin e votëblerësve, (dosja 339 e 184), denimin e zyrtarëve të lartë për korrupsion, korrigjimin e ligjit anti-fjalë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ai ka falënderuar reporteren Isabel Santos “për punën e tyre dhe për thenien e të vërtetave açik”.

Ai tha se duke thënë të vërtetat “ndihmohet realisht Shqipëria europiane”.

Ai nënvizoi se para tre ditësh në Bruksel “po të njëjtën të vërtetë e deklaroi  hapur edhe zoti Borrel, Përfaqsuesi i Lartë i BE; në prani të Edi Ramës”.

Ai tha se kryeministri Rama “nuk dëgjoi asgjë nga këto fjalë”.

“Mbas 25 prillit me ndryshimin e pritshëm do të fillojnë të hiqen me shpejtësi pengesat artificiale të kësaj qeverie në mënyrë që Konferenca Ndërqeveritare me BE të mbahet në vjeshtë”, tha Pollo.

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi të enjten raportin për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimit Europian.

Pavarësisht se PE ka mirëpritur fillimisht marrëveshjen e 5 qershorit, ajo ka shprehur kritika mbi mënyrën se si u miratua, pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias.

Parlamenti ka ndarë po ashtu shqetësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi luftën e pamjaftueshme në kundër të pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit dhe në pasuritë e paluajtshme.

LEXO  Aeroportin e Kukësit e ka ndërtuar Meta

PE ka shprehur shqetësimin edhe për “paketën anti shpifje”, duke thënë se “çdo rishikim i ligjeve të medias dhe Kodit Penal duhet të bëhet në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse duke garantuar se zërat dhe mendimet e shoqërisë civile, medias dhe gazetarëve”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme