287 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 2 438 personave të testuar.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se gjashtë pacientë me Covid kanë humbur jetën.
Po ashtu, 229 pacientë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 52 437.
Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 60 218 të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 1 498 kanë humbur jetën, ndërsa 6 283 janë ende të infektuar.