
Policia sekuestroi të martën 140 kilogramë kannabis në një zonë të pyllëzuar, në afërsi të një përroi, në vendin e quajtur “Koçekët” te fshatit Sopik, Bashkia Finiq.
Sasia e drogës ishte futur në çanta dhe e ndarë në 86 pako të mbuluara.
Autorët i kishin lënë çantat në pyll dhe ishin larguar.
Ndërkohë policia po vazhdon hetimet për gjetjen e autorëve.