Gjenden të vrarë dy vëllezër në Maliq

Nga Exit News
Gjenden të vrarë dy vëllezër në Maliq

Dy vëllezër janë gjetur të vrarë sot në Maliq, pasi kishin humbur prej tre ditësh kontaktet me familjen, njofton policia.

Trupat e pajetë u gjetën pas njoftimit që një punonjës i ujësjellësit kishte bërë. Ai kishte gjetur trupat në kanal dhe kishte njoftuar policinë.

“Sot pashë në një kanal ishin të mbuluar një trup, kishte vetëm një dorë jashtë. Kur e pashë që ishte trup njeriu njoftova policinë. Pastaj ata e panë që ishin 2 trupa”, ka pohuar ai për Report.Tv.

Dy vëllezërit ishin vrarë më armë zjarri dhe ishin hedhur në kanal.

Sipas të dhënave të Policisë, vëllezërit Andrea, 33 vjeç dhe Martin Olldashi, 31 vjeç, ishin larguar para tri ditësh nga shtëpia e tyre në Pogradec.

Familjarët kërkuan ndihmën e forcave të rendit më 7 dhjetor, pasi nuk po arrinin të kontaktonin me dy djemtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>