
Një 32 vjeçar, Enri Mustafa u gjet të dielën, në mbremje i vdekur në Shkodër. Mustafa, sipas policisë, ishte vrarë me armë zjarri. Ndërkohë familja e kishte shpallur të humbur prej 3 ditësh.
Endri Mustafa ishte pjesë e bandave kriminale të Shkodrës. Në vitin 2016, ai u arrestua për vjedhje me armë dhe plagosje, sëbashku me 4 persona të tjera.
Policia atëherë sekuestroi një arsenal armësh në pronësi të kësaj bande.
Endri Mustafa u arrestua në 2016 sëbashku me Astrit Bilalin të vrarë në 2019, për shkak të larjes së hesapeve mes bandave. —Policia njoftoi atëherë se këta ishin pjesë e bandës kriminale të Bajrave.