4 fëmijë të infektuar me koronavirus janë identifikuar në Shqipëri. Fëmija më i vogël është i moshës 3-vjeç.
Albana Fico, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik njoftoi ditën e hënë se fëmijët nuk kanë shfaqur shenja, dhe ata ndodhen të izoluar në banesat e tyre. Reparti i Pediatrisë në QSUT ka ngritur një pavjon të veçantë të izoluar për të pritur fëmijët me koronavirus në rast të problemeve shëndetësore.
Deri më tani në Shqipëri ka 223 të infektuar, 10 persona të vdekur dhe 10 persona të shëruar.
Fëmijët dhe Koronavirusi
Fëmijët e kalojnë shumë më lehtë se sa të rriturit koronavirusin. Në raste shumë të rralla, fëmijët e infektuar kanë nevojë për trajtim më agresiv.
Ekspertët e huaj shprehen se fëmijët e infektuar me koronavirusi nuk shfaqin simptoma ose shfaqin simptoma të lehta. Kjo, ndodh, sipas tyre për dy arsye:
E para, fëmijët në përgjithësi kanë mushkri më të shëndetshme se sa të rriturit.
E dyta, sistemi imunitar i fëmijëve nuk reagon me aq ashpërsi nga virusit, sikurse bënë tek të rritur — dëmet më të mëdha në trupin e të rriturve janë shkaktuar nga përgjigjia agresive e sistemit imunitar ndaj virusit, duke shkaktuar inflamacion shkatërrues në organet e brendshme.