Gjendja e drogës sipas Ramës dhe sipas ndërkombëtarëve

Gjendja e drogës sipas Ramës dhe sipas ndërkombëtarëve

“Pas shkatërrimit të “republikës së turpit” në Lazarat dhe rezultateve jashtëzakonisht kuptimplota dhe inkurajuese kundër kultivimit të kanabisit në këtë periudhë, ne kemi të gjitha arsyet ta konsiderojmë vitin 2017 si vitin që i vë kapak kësaj historie të gjatë.”

Kështu u shpreh Kryeministri Rama dje gjatë takimit me drejtues të Policisë së Shtetit. Por a është përmirësuar gjendja sikurse pretendon Kryeministri?

Burimet e huaja, raportet e qeverive apo organizatave ndërombëtare, dhe mediat e huaj japin një panoramë krejt të ndryshme nga ajo e Kryeministrit. Më poshtë po rendisim konkluzione të disa raportimeve më të fundit të tyre.

Raporti i Komisionit Evropian, Nëntor 2016:

  • Duhet thelluar lufta ndaj krimit të organizuar dhe drogës. Pavarësisht operacioneve të policisë, numri i të arrestuarve apo dënuarve mbetet i ulët.

Kreu i Antimafias Italiane Franco Roberti, Shkurt 2017:

  • Është trefishuar sasia e drogës që është kultivuar në Shqipëri.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mars 2017:

  • Shqipëria prodhon dhe trafikon sasi të mëdha marijuane, kryesisht për tregun evropian.
  • Shqipëria shërben si një pikë kyçe për shpërndarjejen e heroinës në të gjithë Europën.

Raporti i EUROPOL, Mars 2017:

  • Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit për shtetet evropiane.
  • Shqipëria është vend i rëndësishëm tranzit për drogën, sidomos heroinën që vjen nga Afganistani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>