Arbër Çekaj, i akuzuar për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, u arrestua sot në Gjermani.
Arbër Çekaj u shpall në kërkim nga institucionet shqiptare në fund të shkurtit, menjëherë sapo në Maminas u kapën 613 kilogramë kokainë brenda një kamioni që transportonte banana. Droga ishte fshehur brenda kontejnerëve me banane që erdhën nga Kolumbia për interes të kompanisë shqiptare Arbri Garden shpk, në pronësi të Arbër Çekaj.
Deri më tani për këtë operacion ishin arrestuar vetëm dy persona, shoferi i kamionit Armando Pezaku dhe menaxheri i kompanisë Donald Lushaj.