Gjermani: Forca shtesë policie për të mbajtur 700 persona në karantinë

Nga Exit News
Gjermani: Forca shtesë policie për të mbajtur 700 persona në karantinë

Në Gottingen, në Gjermani, 700 banorë — të vendosur nga autoritetet vendore në karantinë të detyruar, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve —u përplasën me policinë ditën e hënë.

Qeveria u detyrua të dërgojë forca shtesë policie për të mbajtur banorët në karantinë në bllokun e kullave, raportuan autoritetet vendase për BBC.

Si u kthye Gottingen në vatër të covid-19

700 persona u vendosën në karantinë, por rreth 200 prej tyre u përpoqën të dilnin jashtë, ku dhe u përleshën me policinë. Banorët, tashmë të rrethuar, sulmuan policinë me fishekzjarre, shishe, shufra metali., raportuar zyrtarët gjermanë për BBC. Nga përplasja 8 policë u plagosën dhe u dërguan në spital.

Karantina u vendos ditën e enjte, pasi dy banorë rezultuan të infektuar me Covid-19, dhe më pas hetimi epidemologjik identifikoi edhe 102 banorë të tjerë të infektuar.

Norma e infektimit në zonë u rrit në nivele kritike, në 44.8 të infektuar për 100,000 banorë në shtate ditë, ndërkohë që norma kombëtare është 50 të infektuar për 100,000.

Çdo banorë ëshët detyruar të kryejë dy teste, dhe vetëm pasi të dy testet të kenë dalë negativ, atëherë ata do të lejohen të dalin nga zona, por nën kushte të rrepta, si mbajtja e detyrueshme e maskës.

Zyrtarët vendorë raportuan probleme me komunikimin, me shumë nga banorët, të cilët nuk e kuptonin pse duhej të bënin një test të dytë.

Göttingen, njihet si një qytet i mbipopulluar me banorë të varfër: apartamentet e banimit janë rreth 19 deri në 39 metra katrorë, dhe disa familje kanë katër fëmijë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>